Pjesa ekspozuese fillon me fotografi nga Shkupi i vjetër që nga fillimi i shekullit XX. Përzierje kulturash thuret në çdo pjesë të përditshmërisë dhe më së miri është ilustruar përmes mobiljeve ekspozuese si dhe punimeve zejtare. Qëllimi i pjesës ekspozuese është që ta ndjekim rrugën e jetës së Nënë Terezës që nga fëmijërija e kaluar në qytetin e lindjes saj Shkupin e deri në vdekjen dhe beatifikimin e saj. Pjesa ekspozuese përbëhet me zgjedhje të shumtë të fotografive të cilat në mënyrë më të mirë e tregojn punën humanitare të Nënë Terezës dhe motrave nga kongrata e saj.
Me atë çka mburet muzeu ynë janë dokumentet e shumta të cilat janë kopje të autorizuara dhe janë dhuratë nga Qendra e Nënë Terezës në Tijuana, Meksikë. Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës është vend i vetëm ku këto fotografi janë eksponate të përhershme të një muzeu. Mes tyre do ti veçonim certifikatën e pagëzimit dorëzuar nga Kisha katolike “ Zemra e Shenjtë e Krishtit”, në vitin 1928, sari i Nënë Terezës, libri i vetëshkruajtur i lutjeve dhe kryqi, si dhe një pjesë nga çmimet të cilat Nëna Terezë i ka fituar gjatë jetës së saj.








