Fëmijëria në Shkup

Agnjezë Gonxhe Bojaxhiu është lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup, Maqedoni, në familjen e Kolë dhe Drane Bojaxhiut, si fëmiu më e vogël nga të tre fëmijët. Babai i saj ishte tregtar i njohur dhe antarë i këshillit të qytetit të Shkupit, si përfaqësues katolik i vetëm. Shtëpija e familjes Bojaxhiu ishte e hapur për të gjith, veçanërisht  për të varfurit  të cilëve  në mënyrë joegoiste ju ka ndihmuar. Me 27 gusht 1910 është pagëzuar  në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit”, datë të cilën e morën si datë lindjeje. Në moshën 5 vjeç e gjysëm merr kungimin e parë. Në vitin 1919  vdes Kolë Bojaxhiu me çka  familja  bie në krizë financiare. Ngushëllim dhe paqë Gonxheja e vogël gjen te lutjet.

Letrat e misionerëve nga India të cilat janë lexuar nga katolikët e rinj, kanë lënë mbresa  të mëdha tek Gonxheja e re, me çka në moshën dymbëdhjetë vjeçare i paraqitet dëshira e madhe t'i shërbej Zotit.

  • 01
  • 02
  • 03
  • 04
  • 05