Më 26 shtator të vitit 1928 largohet nga qyteti i lindjes Shkupi, për të ju bashkuar rendit të motrave Loreto - në institutin e Shën Marisë të bekuar (Institute of the Blessed Virgin Mary) në Dublin, Irlandë. Me 12 tetor të vitit 1928 zyrtarisht ju bashkohet motrave të Loretos dhe zgjedh emrin motër Tereza, sipas motrës Shën Tereza nga Lizje (patrone e misionareve nga Franca). Gjatë qëndrimit të saj gjashtë javor në Dublin ajo hyn në rendin (postulant) dhe meson gjuhën angleze, gjuhë në të cilën mbahej mësimi në shkollat e rendit Loreto në Indi.
Me 1 dhjetor të të njejtit vit nga Dublini së bashku me një grup motrash niset me anije për në Indi. Në Kalkutë arrin me 6 janar të vitit 1929 dhe fillon provën e saj në Dargjeling, qytet në Bengalinin perendimor, rrëzë maleve Himalaje. I dorëzohet detyra e parë profesionale që të ligjëroj gjeografi dhe katehizëm në shkollën Shën Marija në Kalkutë në sauza të manastirit të rendit Loreto. Zotimin final e jep me 24 maj të vitit 1937 dhe bëhet e njohur si Nënë Tereza.
Nënë Tereza është njëra në mes femrave mësuese të para në Indi dhe ishte shumë e respektuar dhe e dashur nga nxënësit e saj. Duke punuar me dashuri profesionin e saj ajo shpejt përparon dhe në vitin 1944 bëhet drejtoresh e të njëjtës shkollë Shën Marija. Edhe pse Nënë Tereza ishte e kënaqur me punën e saj si profesoresh në shkollë, përsëri varfërinë që e shihte jasht murreve të manastirit, atë thellë e shqetësonte.








