Me 10 shtator të vitit 1946 duke udhëtuar me tren nga Kalkuta për në Dargjeling, ndjen diçka që më vonë do ta quaj “ thirrje përmbrenda thirrjes” që ta “shuaj etjen e pafund të Jezu Krishtit – i kryqëzuar në kryqin e dashurisë” I thirst (for love) - etje për dashuri ndërsa jo për ujë, që do t'i shërbej si inspirim që ta lëshoj manastirin Loreto dhe ti kushtohet përkujdesjes për të sëmurit dhe të varfurit.
Me dekret të Papës Pij XII me 12 prill 1948 Nënë Tereza merr lejen nga Vatikani që ta lë manastirin Loreto dhe ta filloj misionin e saj në mes të varfërve në rrugët e Kalkutës. Me 17 gusht të të njejtit vit, e ndëron veshjen e murgeshës me sari të bardhë të pambukut me vija të kaltërta (simbol i thjeshtësisë dhe dashurisë ndaj Nënës Hyjneshë) dhe shkon në Patna ku ndjek kurs medicinal me motrat nga Misioni Medicinal, si përgatitje për aktivitetet e saja humanitare. Shpërngulet në vendet e varfëra (getot e poshtme) të Kalkutës duke i kaluar ditët e para në mes të varfërve. Edhe pse nuk ka fonde, ajo do të filloj me mësim të fëmijëve nga pjesët më të varfura në qiell të hapur. Organizon kuzhina për të uriturit edhe pse shpesh herë duhej të lutet për ushqim dhe furnizim të të njejtit. Me 19 mars i bashkangjitet kandidateja e parë në misionin e saj Subashini Das (motër Agnesa pas bashkangjitjes në rend) nxënësja e parë nga shkolla Shën Marija ne suaza të manastirit Loreto.
Në vitin 1950 në ditën e falenderimeve-7 tetor, Kongrata e Misionereve të Motrave të Dashurisë ( Congregation of the Missionaries of Charity Sisters) në atë kohë dymbëdhjet antarëshe, dhe në mënyrë zyrtare e vendosur si kongratë dioçezike, në Arhiodiçezën e Kalkutës nën Kryeipeshkvin Ferdinand Perie. Kjo ditë festohet çdo vit nga motrat e dashurisë.








