Hyrje

Dëshira për ta respektuar shkupjanen më të njohur dhe nobelisten e vetme nga Maqedonia rezultoi me realizimin e idesë të dëshiruar gjatë kohë – ndërtimin e Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës më 30 janar të vitit 2009.

Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë është organizatë jofitimprurëse e finansuar nga Ministria e Kulturës.

Vendi i vet Shtëpisë përkujtimore nuk është zgjedhur rastësisht. Pikërisht në këtë vend deri në tërmetin e vitit 1963 gjendej Kisha Katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit”, në të cilën Nëna Terezë, atëherë Gonxhe Bojaxhiu është pagëzuar vetëm një ditë pas lindjes, në këte kishë ajo mori kungimin e parë dhe e gjeti paqen e vet shpirtërore pas vdekjes së babait, kur familja Bojaxhiu bie në krizë të thellë financiare.

Ky vend ka pasur rëndësi dhe ndikim të veçant në formimin e karakterit të Gonxhes së re dhe dëshirës së saj t'ju ndihmoj atyre, të cilët më së shumti kanë pasur nevojë për ndihmë, dhe e cila që nga vitet më të hershme të jetës së saj fëmijëris jo vetëm që këndonte në korin e kishës, por edhe merte pjesë në aktivitete bëmirëse.

Në njëfarë mënyre, vetë vendi paraqet një urë simbolike midis shkupjanes së re Gonxhes dhe njërës prej humanisteve më të mëdha në botë, Nënë Tereza.

  • 01
  • 02
  • 03
  • 04
  • 05
  • 06
  • 07
  • 08
  • 09
  • 10
  • 11
  • 12