Të martën me 03.04.2012, Shtëpin përkujtimore të Nënë Tërezës e vizituan ministri hungarez i Punëve të Jashtme z. Janosh Martonji dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zonja Jozefina Topalli. Ata ishin të impresionuar se si Shtëpia përkujtimore ruan trashigimin shpirtërore që Nëna Terezë ja përkushtoi njerëzimit.
Risi
Vizita e Janosh Martonji dhe Jozefina Topalli
Të martën me 03.04.2012, Shtëpin përkujtimore të Nënë Tërezës e vizituan ministri hungarez i Punëve të Jashtme z. Janosh Martonji dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zonja Jozefina Topalli. Ata ishin të impresionuar se si Shtëpia përkujtimore ruan trashigimin shpirtërore që Nëna Terezë ja përkushtoi njerëzimit.
Vizitа e Karlos Slim
Të dielen me 01.04.2012, Shtëpin përkujtimore të Nënë Terezës e vizitoi njeriu më i pasur në botë, filantrop dhe biznesmeni më i njohur nga Meksika z. Karlos Slim. Ai tha se në Maqedoni ka kuptuar se Nëna Terezë është e lindur në Shkup dhe njoftoi se do ta viziton përsëri vendin e Aleksandrit të madh dhe humanistes më të madhe në botë Nënë Terezës.
Konferenca për shtyp (25/08/2011)
Me 25 gusht të vitit 2011 (e enjte) me rastin e përvjetorit të lindjes së Nënës Terezë, në orën 12:00 në IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë, do të mbahet konferencë për shtyp, ku gazetarët do të jenë të informuar në lidhje me blerjen e të drejtave të autorit për të shfaqur filmin e shkurt dokumetar prej ceremonisë së dhënies së Çmimit Nobel për paqë, me të cilin në vitin 1979 ishte shpërblyer Nëna Terezë. Premiera e këtij filmi do të shfaqet me 26/8/2011 në orën 20:00 në Amfiteatrin e Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë.
Gjithashtu gazetarët do të jenë të informuar edhe për blerjen e fotografive nga arkivat e gazetës L'osservatore Romano nga Vatikani, të cilat do të ekspozohen në hapsirën rreth pusit të Shtëpisë përkujtimore. Të njejtit do të jenë të njohtuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Shtëpisë përkujtmore të Nënës Terezë.
Premiera e shfaqes teatrale „Shenjtorja e errësirës” e shkruar nga Venko Andonovski
Të premten me 28/01/2011 në Qendrën kulturore rinore u mbajt premiera e shfaqes teatrale „Shenjtorja e errësirës" autori i së cilës është Venko Andonovski, ndërsa regjisor Nina Nikoliq.
Në dramën morën pjesë aktorët: Sabina Ajrulla Tozija, Gjorgji Jolevski, Amernis Nokshiqi-Jovanovska, Emil Ruben dhe Dejan Liliq.
„Në këtë dramë janë përshkruar pikët më të rëndësishme të biografisë së shenjtores së njohur nga Shkupi dhe Kalkuta, Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhiu. Këtu bëhet fjalë për një jetëshkrim shenjtorësh e jo vetëm biografi ..." - Venko Andonovski
Shfaqja „Shenjtorja e errësirës" është pjesë e projekteve që shënuan festimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe e njëjta do të shfaqet në qytetet e tjera të shtetit tonë, ndërsa gjatë periudhës së verës në amfiteatërin e hapur pran Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës.
Producent: Renata Zofija Kutera-ZdravkovskaProducent ekzekutiv: Pavle Ignovski, Ruse Arsov
Ndihmës regjisori: Hristina Dimitrova
Kostumet: Meri Georgievska
Kompozitor: Aleksandrar Pejovski
Skenografi: Boris Minov
Ndriqimi: Igor Georgiev
Zëri: Martin Jordanovski
Konferenca për shtyp (26.01.2011)
Shfaqja e cila është pjesë e aktiviteteve që shënojnë festimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, është shkruar nga Venko Andonovski ndërsa regjisor është Nina Nikoliq.
Faqja 1 i 5








